Kosovë – Pasaportat biometrike brenda 2010

E ndërsa po përgatitet për tu përfshirë në këtë proces, qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e djeshme Planin e veprimit për implementimin e Udhërrëfyesit të Qeverisë së Kosovës për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian 2009-2011. Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti tha se MPB ja ka hartuar planin e veprimit, dhe ka bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet relevante për t’i implementuar kriterët themelore. Ministri i Punëve të Brendshme ka përmendur miratimin e Strategjisë antikorrupsion, ndërtimin e politikave për azil, menaxhimin e kufijve, menaxhimin e azilit, menaxhimin e të dhënave dhe hapa të tjerë që çojnë drejtë përmbushjes së kritereve të BE së për përfshirjen në procesin e liberalizimit të vizave.

Advertisement