Kosovë – Partitë politike propozojnë sot datën për zhvillimin e zgjedhjeve

Përgjigjet do të shqyrtohen dhe presidenti ka thënë se do të marrë një vendim, në varësi të kërkesës që mund të ketë bërë shumica e subjekteve politike. Pak ditë më parë presidenti zhvilloi një takim, ku partitë opozitare kërkuan afrimin e zgjedhjeve, për shkak të motit. Sejdiu ka premtuar se do t’u përmbahet afateve ligjore për datën.