Kosovë | Parlamenti seancë të jashtëzakonshme për veriun

Friday, January 16, 2026

Pas një fjalimi të kryeministrit Hashim Thaçi, i cili u zotua se qeveria mbetet e vendosur të mos ketë kthim prapa deri në vendosjen e kontrollit të plotë në doganat e Kosovës. Grupi parlamentar i PDK-së prezantoi një rezolutë, me të cilën kërkohet që Kuvendi t’i japë mbështetje qeverisë, në vendosjen e rendit në veri. Nëpërmjet kësaj rezolute kërkohet që prezenca e ndërkombëtarëve të ketë një rol kyç për situatën në vend. Nëpërmjet rezolutës kërkohet gjithashtu mbështetja e qeverisë për vendosjen e rendit dhe ligjit. Sakaq kërkohet që qeveria me mjetet e saj ligjore të ruajë tërësinë territoriale si dhe të fuqizohet e drejta kushtetuese në të gjithë territorin e vendit. Ndër të tjera Kuvendi fton faktorin ndërkombëtar për përkrahjen e vendosjes së rendit dhe ligjit si dhe fton qytetarët e Kosovës të respektojnë vendimet e institucionit të Kosovës për sundimin e ligjit. Sakaq nëpërmjet kësaj rezolute u bëhet thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe rendin kushtetues si dhe kërkon të respektohen masat e reciproritetit me Serbinë në pikat doganore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -