Kosovë | Pacolli: Ditë e bukur për Kosovën

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në Kosovë.

Pacolli ka votuar në Qendrën e Votimit në shkollën fillore “Shkëndija”, në Hajvali, afër Prishtinës. Pacolli u ka bërë thirrje qytetarëve, me të drejtë vote, të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese dhe demokratike dhe kështu të ndihmojnë vendin e tyre që të përcaktojë të ardhmen e shtetit. “Është ditë e bukur për Kosovën. Është dita më e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. I ftoj qytetarët ta shfrytëzojnë këtë ditë të bukur dhe të votojnë për më të mirët. Për ata që e ndihmojnë vendin tonë drejt të ardhmes më të mirë”, tha Pacolli, i cili gjatë votimit shoqërohej nga vajza dhe djali i tij. Ai tha se beson që kosovarët edhe këtë ditë do ta kalojnë në mënyrën më të mirë për t’i treguar bashkësisë ndërkombëtare se jemi të gatshëm për integrime.

Advertisement