Përmes një njoftimi për shtyp, ORA i ka cilësuar si të pabaza justifikimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se nuk ka kohë të mjaftueshme për instalimin e tyre. “Për vendosjen e kamerave ka kohë për të zhvilluar tenderin dhe për t’i instaluar. Por mungon vullneti politik për ta realizuar këtë proces”, thuhet në komunikatë.