Opozita ka deklaruar lidhur me një fakt të tillë, se në fakt, nga qeveria nuk janë larguar ministrat e akuzuar për korrupsion me paratë publike. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, shprehet skeptik se emërimet e reja, do të sjellin ndryshime pozitive në qeverisje. “Ndryshimi që ka ndodhur në qeverinë e Kosovës nuk do të sjellë diçka të re. Janë disa arsye që them kështu. E para është se shefi i qeverisë, kryeministri, ka mbetur dhe nuk mund të ketë qeverisje të keqe, nëse kryeministri nuk është i tillë”. Ndërkaq, faktin që kryeministri Thaçi e ka lavdëruar punën e ministrave të shkarkuar, opozita e vlerëson si një paradoks dhe ka kërkuar shpjegime nga kreu i qeverisë se pse i shkarkoi ministrat përkatës.