Kosovë – Nuk ka raste të gripit të derrave

Valentina Demaj, nga Stublla e Epërme ka vdekur nga një pneumoni e rëndë dhe jo nga virusi i gripit të derrave. Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet shëndësore të Kosovës, pas analizës së tretë të bërë në Londër. Për mediat në Kosovë ka folur ministri i shëndetësisë, Alush Gashi. 27 vjecarja kishte ardhur nga Zvicra në fund të prillit dhe menjëherë kishte shfaqur probleme në mushkëri e zemër. Ajo u shtrua menjëherë në spital në Kosovë dhe u dyshua për gripin e derrit, virusin që ka vrarë 44 vetë në Meksikë e dy në SHBA. Familjarët e viktimës në Kosovë kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj autoriteteve kosovare të shëndetësisë pasi dyshuan për gripin e derrit tek 27 vjecarja. Por ky rast ashtu si dhe ai që u njoftua ditë më parë në Serbi, rezultoi fals. Kështu në Ballkan gripi i derrave nuk ka mbërritur dhe nuk ka vend për panik. Ndërkohë që vendi me i afërt në rajon, ku është evidentuar virusi është Italia, por edhe aty rastet janë kuruar.

Advertisement