Kosovë – Nuk është vendosur reduktimi i trupave të KFOR

Fakti bëhet i ditur nga vetë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, i cili pas një takimi të zhvilluar të hënën me kryeministrin çek Jan Fischer, është përgjigjur në pyetjen rreth pohimeve të disa burimeve amerikane se deri në fund të këtij viti numri i ushtarëve të KFOR-it në Kosovë do të zvogëlohet nga 15 mijë në 10 mijë trupa. “Nëse do të ketë ndonjë vendim, ai do të jetë rezultat i një analize të plotë politike e ushtarake. Një vendim i tillë duhet dhe të arsyetohet”, ka thënë Scheffer lidhur me një fakt të tillë. Ka qenë një zyrtar i lartë amerikan i cili para pak ditësh konfirmoi se po flitet që deri në vitin 2010 NATO t’i reduktojë trupat ushtarake të KFOR-it në Kosovë nga 15 mijë në 10 mijë ushtarë.

Advertisement