Forcat e njësisë speciale të EULEX-it, po kujdesen për sigurinë në këtë lagje, ku në njërën anë po punohet për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve dhe anën tjetër për rindërtimin e shtëpive të serbëve. Ndërkohë, në veri të Mitrovicës po qëndron ministri serb për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic i cili theksoi se vizita e tij ka qëllim të qetësojë banorët serbë, të cilët kanë protestuar disa ditë rresht në lagjen Kroi i Vitkaut. Ai tha se fillimi i rindërtimi në pronat serbe në lagjen Kori i Vitakut është shenjë e mirë.