Këtë vendim e ka miratuar ditë më parë qeveria e Kosovës, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë përgatitjet teknike për dhënien e pasaportave të qytetarëve të Kosovës, theksojnë mediat kosovare. Për këtë qëllim MPJ ka dërguar edhe zyrtarë shtesë nëpër përfaqësitë diplomatike për të përgatitur stafin e konsullatave për të dhënë pasaportat për aplikuesit. Po ashtu, me këtë vendim, shtetasit e Kosovës mund të pajisen me dokumente udhëtimi nëpër këto përfaqësi diplomatike në rast të humbjes së dokumenteve, si dhe vazhdimit të tyre.


