Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua në Prishtinë nga ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Zenun Pajaziti dhe nga homologu i tij kroat, Tomislav Karamarko. Karamarko ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar policinë kosovare në luftën kundër trafikut të drogës, qënieve njerëzore dhe kontrabandës.


