Kosove – Ne qershor zvogelohet numri i trupave te NATO-s

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s, mund të diskutojnë për zvogëlimin e numrit të trupave të aleancës në Kosovë, pasi disa vende besojnë se misioni paqeruajtës është shumë i madh, tha zëdhënësi i NATO-s, James Appathurai. “Është e mundshme se do të ketë diskutime për modifikimin e strukturës së KFOR-it, që do të implikonte diskutime lidhur me reduktime të mundshme” tha zëdhënësi Appathurai.Sipas tij, “këto diskutime do të jenë të mundshme në qershor, por jo më herët”.

Advertisement