Kosovë – NATO diskuton sot për reduktimin e trupave të KFOR

KFOR ndodhet në Kosovë prej 10 vitesh, i dislokuar që pas fushatës bombarduese të NATO-së ndaj Serbisë. NATO aktualisht ka rreth 14 mijë trupa në Kosovë dhe komandantët ushtarak besojnë se kjo është më shumë se e nevojshme duke marrë parasysh situatën relativisht të qëndrueshme atje. Ministrat e mbrojtjes pajtohen me këtë vlerësim dhe pritet të miratojnë një shkurtim të këtyre trupave me faza. Flitet se numri i trupave do të reduktohet në 10 mijë deri në janar të vitit të ardhshëm. Pak ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm Jap de Hop Shefer tha se nuk është marrë ende ndonjë vendim për reduktimin e trupave. Zytarë të Aleancës argumentojnë se situata në Kosovë një vit pas shpalljes së pavarësisë, është e qëndrueshme. Në Bruksel ministrat e Mbrojtjes do të diskutojnë edhe për Afganistanin. Pritet që ministrat të bien dakort që të përfocojnë praninë tyre në Afganistan, dhe shtabi komandues i ri i NATO-s do të vendoset në Kabul për të drejtuar operacionet e përditshme sidomos në mënyrë që të lejojnë komandën kryesore, atë amerikane që të fokusohet në strategjinë më të gjërë për të fituar luftën atje.

Advertisement