Në një intervistë për BBC-në Mustafa tha se bisedimet duhet të udhëhiqen nga fituesi i zgjedhjeve të 12 Dhjetorit dhe nuk e fsheh synimin që LDK-ja, të cilën e drejton, të fitojë zgjedhjet. Sipas tij bisedimet do të zhvillohen vetëm për çështje teknike dhe jo për statusin e Kosovës dhe tërësinë tokësore të saj. Mustafa ka kundërshtuar koalicionin e ardhshëm më Partinë Demokratike, i cili, siç tha, do të ishte i dëmshëm për Kosovën dhe do të cënonte edhe demokracinë në vend. Ai tha se LDK-ja është e gatshme që të kalojë në opozitë nëse qytetarët e Kosovës nuk do ta votonin atë, si partinë e parë në zgjedhjet e 12 Dhjetorit.