Kosovë – Mustafa akuzon Krasniqin dhe Thacin për shkelje të Kushtetutës

Friday, December 19, 2025

Mustafa, gjatë një takimi me strukturat e LDK-së në Klinë, ka përsëritur akuzën edhe kundër kryeministrit në dorëheqje Hashim Thaçi, se ka shkelur Kushtetutën në rastin e Rahovecit dhe nuk ka dhënë dorëheqjen. Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se LDK-ja nuk do të bëjë koalicion me PDK-në, pasi atë e konsideron si rivalin kryesor dhe se bashkëqeverisja me ketë parti është ngulfatje e demokracisë. “PDK-ja duhet të japë përgjigje për shkeljen e Kushtetutës, Hashim Thaçi është dashur të japë dorëheqje, sepse ka shkelur kushtetutën në rastin e Rahovecit. Kushtetuta po shkelet edhe sot me të dy këmbët nga ushtruesi i detyrës së presidentit Jakup Krasniqi, i cili po bën fushatë partiake në terren”, ka thënë Isa Mustafa duke theksuar se LDK-ja do të fitojë zgjedhjet e 12 Dhjetorit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -