Kosovë – Mosnjohja e pavarësisë pengesë për integrimin

Shkak është mosnjohja e pavarësisë së saj nga pesë vënde të Bashkimit Evropian, si dhe mungesa e kapaciteteve të administratës vendore për të cuar përpara reformat. Këto ishin pjesë e komenteve të bëra në konferencën “Kosova në procesin e integrimit evropian-studimi i fizibilitetit si hap i ardhshëm”. Ajo u organizua nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, në kuadër të Shkollës për Integrime Evropiane në Prishtinë. Por zyrtarët e qeverisë janë shprehur optimistë se gjatë këtij viti do të shënohen progrese.