Kështu ka deklaruar Ministri i jashtëm spanjoll Angel Moratinos vendi i të cilit mban presidencën e radhës në Bashkimin Europian. Komentet e tij Moratinos i ka bërë gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremic në Bruksel. Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por Moratinos është i detyruar të flasë në emër të të gjithë vendeve anëtare të BE, ku tashmë shumica e njohin Kosovën. Moratinos është treguar mjaft i kujdesshëm për të mos konfirmuar apo kundërshtuar komentet e Jeremic për Kosovën. Kështu Moratinos konfirmoi se në fund të muajit maj në Sarajevë do të mbahet një konferencë e Bashkimit Europian për Ballkanin perëndimor, ku padiskutim Kosova është një prej cështjeve të përfshira. Ndërkohë Jeremic shfrytëzoi rastin për tu ankuar tek shefi i diplomacisë spanjolle për planin e zyrës së përfaqësuesit civil ndërkombëtar Piter Faith në lidhje me eliminimin e strukturave paralele në Kosovë.
Previous article
RELATED ARTICLES


