Sipas Mujotës, kjo deklaratë tregon se në Kosovë po konsolidohet shteti dhe siguria. “Ulja e trupave të NATO-s tregon sigurinë që është vendosur në Kosovë dhe punën e mirë që po bëhet me ngritjen e forcës së sigurisë. Ngritja e FSK bëhet në mbështetjen e plotë të NATO-s”, ka deklaruar Mujota.