Ministrja Tahiri, sipas Telegraf, foli për angazhimet e Kosovës për përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane dhe euro-atlantike, ku kërkoi përkrahje nga Qeveria e Portugalisë për rrugën e Kosovës dhe të rajonit drejt bashkësisë euroatlantike. Nga ana e tij, ministri Teixeira dos Santos theksoi se Qeveria portugeze dhe ministria që ai drejton, angazhohen për zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ngushtë me Kosovën dhe janë të gatshëm për të përkrahur Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane.