Kosovë | Ministria e Brendshme reagon ndaj deklaratave të Bogdanovic

alt

Në një komunikatë të kësaj ministrie thuhet se: “Ky pretendim është jo racional, i pabazuar në fakte dhe në kundërshtim me praktikën e deritanishme të pajisjes së rreth tridhjetë mijë e pesëqind qytetarëve të komunitetit serb me dokumente civile të Republikës së Kosovës”. Në reagim theksohet se; “Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës në përputhje me legjislacionin në fuqi do të vazhdojë të ofrojë shërbime efikase për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim duke respektuar plotësisht identitetin e tyre personal dhe qytetar, thuhet në komunikatë.

Advertisement