Kosovë – Mesic, Serbia të mundësojë komunikim mes njerëzve dhe kapitalit

“Kosova e shpalli pavarësinë, ky është një realitet i ri dhe ne e pranojmë. Serbia nëse nuk do nuk është patjetër e detyruar ta pranojë Kosovën, kjo është çështje e Serbisë, por patjetër duhet të mundësojë komunikimin në mes njerëzve dhe kapitalit. Patjetër duhet edhe kjo pjesë të funksionojë si edhe pjesët tjera të Evropës”, deklaroi Mesiç. Në një prononcim për mediat e Shkupit, Mesic ka shtuar se pas agresionit brutal të Milloshevicit, duhej të pritet bashkëpunimi i Kosovës me Serbinë, por elita politike serbe mendonte vetëm për serbët. Presidenti kroat gjithashtu është shprehur kundër ndarjes së Kosovës. Ndërkaq, lidhur me kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Mesiç ka deklaruar se është e pakuptimtë që një temë historike të ndikojë në marrëdhëniet e tanishme mes këtyre dy shteteve. “Mendojë se kjo çështje nuk do të duhej t’i rëndojë marrëdhëniet e tanishme mes Maqedonisë dhe Greqisë, për faktin se Maqedonia është realitet dhe ky realitet dihet të pranohet”, tha presidenti kroat.

Advertisement