Kosovë – Marti: konfirmimi i të vërtetës, në interes të Thacit

“Është në interes të vetë kryeministrit Hashim Thaçi që të konfirmohet e vërteta”, ka theksuar Dick Marti. I pyetur se si do të zhvillohen ngjarjet në të ardhmen, ka thënë se “është vështirë të flitet për këtë”. Ai ka shpjeguar se obligimi i tij ka qenë që të përgatisë një raport, ndërsa qeveritë sipas tij duhet të nxjerrin “përfundime të përshtatshme”. Marti megjithatë, ka vlerësuar se nuk mund të ndërtohet e ardhmja pa hetimin e të gjitha rrethanave të së kaluarës dhe pa u konfirmuar e vërteta. “Thaçi është lider i rëndësishëm i kriminalitetit kosovar, për të cilin ka pasur shumë informacione dhe ato gjenden në raporte të shumta ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë Marti. I pyetur nëse ekzistojnë prova materiale për transplantimin e organeve, ai ka thënë se ekzistojnë prova për “vendet dhe rrethanat”.

Advertisement