Kosovë – Marrëveshje me serbët për rindërtimin e shtëpive

Serbët kanë ndalur protestat pasi është arritur një marrëveshje, që ka të bëjë me fillimin e punimeve për rindërtimin e disa shtëpive të banorëve serbë. Mësohet se në bazë të kësaj marrëveshjeje, pritet të fillojë ditën e mërkurë, rindërtimi i 5 shtëpive të serbëve. Njëri nga përfaqësuesit e komunitetit serb në Mitrovicë, Nebojsha Miniq, tha se marrëveshja është arritur pas bisedimeve me përfaqësuesit e administratës së Kombeve të Bashkuara dhe nëpërmjet tyre edhe me ata të misionit evropian, EULEX.

Advertisement