Marrëveshja PDK-LDK, Isa Mustafa kryeministër i Kosovës

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e koalicionit, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

“Sa po nënshkruam për të mirën e Kosovës e qytetarëve të saj, për Kosovën e zhvilluar dhe evropiane”, tha Thaçi, në konferencë shtypi. Edhe kreu i LDK-së Mustafa theksoi se “kjo marrëveshje është në të mirën e vendit e të ardhmes evropiane të Kosovës dhe se do të punojnë së bashku me përkushtimin më të madh”. Në marrëveshjen mes LDK-së dhe PDK-së thuhet se Isa Mustafa do të jetë Kryeministër dhe Hashim Thaçi do të jetë President në vitin 2016. Këta janë emrat e kabinetit qeveritar:

Advertisement

Kryeminister i Republikës së Kosovës – Isa Mustafa
zv. Kryeminister Parë – Hashim Thaci
Ministër i Punëve të Jashtme – Hashim Thaci
zv. Kryeminister – Muhamet Mustafa dhe Skender Hyseni
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – Arsim Bajrami
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Memli Krasniqi ose Blerand Stavileci
Ministria e Diasporës – Edita Tahiri
Ministria e Drejtësisë – Hajredin Kuci
Ministria e Integrimit Evropian – Bekim Qollaku
Ministria e Zhvillimit Ekonomik – Ramiz Kelmendi ose Besim Beqaj
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Xhavit Haliti
Ministria e Punëve të Brendshme – Haki Demolli
Ministria e Shëndetësisë – Teuta Sahatqiu
Ministria e Infrastrukturës – Lutfi Zharku
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Hikmete Bajrami
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – Anton Cuni
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Kujtim Shala
Ministria e Financave – Avdulla Hoti
Minister i Shtetit dhe Udhëheqës i dialogut teknik Kosovë-Serbi – Enver Hoxhaj
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Aleksandër Jablanovic
Ministria për Komunitete dhe Kthim – Slobodan Petrovic
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Nenad Rasiq
Ministra e Administrates Publike – Mahir Yagcilar
Kuvendi i Republikës së Kosovës – Kadri Veseli, Kryetar