Kosovë – Maqedonia hap ambasadë javën e ardhshme

Agjencitë e lajmeve kosovare bëjnë të ditur se javën e ardhshme në Prishtinë do të qëndrojë një delegacion i Qeverisë së Maqedonisë, i kryesuar nga ministri i jashtëm Antonio Milloshoski për të marrë pjesë në hapjen e Ambasadës së Maqedonisë në Kosovë. Ai do të shoqërohet nga Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi dhe Ministri i Ekologjisë, Xhelal Bajrami. Tashmë dihet edhe emri i Ambasadorit të parë të Maqedonisë në Prishtinë. Ai do të jetë Todor Nanev, kryetar i deritanishëm i Komisionit maqedonas për demarkacionin e kufirit me Kosovën.

Advertisement