“Kjo cështje duhet të diskutohet pa humbur kohë. Më 8 korrik, i gjithë Parlamenti Evropian bëri të qartë se Komisioni duhet të përcaktojë udhërrëfyesin edhe për Kosovën”, ka pohuar Lunacek. Eurodeputetja ka theksuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kosovare dhe se ka marrë garanci nga këto të fundit për punën që po bëhet në këtë drejtim. “Autoritetet kosovare po hartojnë një regjistër të gjëndjes civile në mënyrë që të verifikohet identiteti i cdo personi. Gjithashtu, ato po përpiqen të përgatisin kushtet teknike për prodhimin e pasaportave biometrike”, ka shtuar Lunacek.