Kosovë | Lirohen policët e rrëmbyer nga xhandarmëria serbe

alt

Pas ndërhyrjes së BE-së dhe shefit të EULEX-it, dy policët i janë dorëzuar këtij misioni, bëjnë të ditur burimet në Prishtinë. Ministria e Punëve të Brendshme, duke dënuar ashpër rrëmbimin njoftonte të shtunën se dy zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës, Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri, ishin duke patrulluar në zonën e përgjegjësisë së Policisë së Kosovës dhe në asnjë moment nuk kanë tejkaluar zonën e përgjegjësisë së tyre.

Advertisement