Megjithatë, Lidington tha se janë raportuar disa parregullsi dhe me këtë rast iu bëri thirrje të gjitha palëve për të punuar me Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në adresimin e këtyre çështjeve me shpejtësi dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. “Unë përshëndes zhvillimin e qetë të zgjedhjeve, të parat pas pavarësisë së Kosovës, si një shenjë e mëtejshme e pjekurisë demokratike të Kosovës dhe integrimit në bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Lidington. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar mirëpret bashkëpunimin me qeverinë e ardhshme të Kosovës, në mënyrë që të ketë progres drejt një të ardhme të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë evropiane.