Kosovë – Lidington, cështja e pavarësisë është e mbyllur

Ai kundërshtoi çfarëdo plani për bisedime për statusin apo ndarjen e Kosovës. Pas takimit me Presidentin Fatmir Sejdiu dhe me Ministrin e Jashtëm Skënder Hyseni, Ministri Lidington tha se Prishtina e Beogradit mund të bisedojnë vetëm për çështje teknike. Ministri britanik për Evropë David Lidington solli në Prishtinë mesazhin e qartë të Qeverisë britanike se pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm dhe se kundërshtohen çfarëdo plani për bisedime rreth ndarjes dhe statusit.

Advertisement