Kosovë – Leka Zogu i Parë zhvillon një vizitë disa ditore

Leka Zogu i bëri këto komente në fillim të një vizite disa ditore në Kosovë, gjatë së cilës ai do të shpallet edhe qytetar nderi i komunës së Vitisë. Gjatë kësaj kohë ai do të takojë edhe udhëheqësit më të lartë politikë të vendit, ku sot pritet takimi me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaci. Duke e vlerësuar lart hyrjen e Shqipërisë në NATO, Leka i Parë dhe trashëgimtari i tij shfaqën bindjen për një integrim të shpejtë të Shqipërisë dhe të Kosovës në strukturat euroatlantike. “A do të hyjnë Kosova dhe Shqipëria në Bashkimin Evropian si dy shtete apo si një, nuk është ndonjë ndryshim i madh. Janë si dy gishtat e një dore”, tha pretendenti për fronin mbretëror të shqiptarëve Leka Zogu, në vizitën e tij të parë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj.

Advertisement