Kosovë – LDK vlerëson dorëheqjen e Sejdiut

Thursday, December 18, 2025

“Dorëheqja e presidentit Sejdiu është një akt i sakrificës së tij për interesat madhore të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, përkrahjen e të cilëve ai e ka pasur gjithmonë”, thuhet në një komunikatë. Sipas kryesisë së LDK-së, Sejdiu gjatë gjithë kohës që ka udhëhequr vendin ka punuar me një urtësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. “Megjithëse Sejdiu ka marrë vetëm një njoftim nga Gjykata Kushtetuese dhe jo aktgjykimin e saj, ai dha dorëheqjen duke dëshmuar përkushtimin e tij për shtetin e Kosovës dhe të ardhmen euro-atlantike të tij”, thuhet më tej në komunikatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -