Kosovë – LDK përzgjedh kandidatët për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Kryetari i ri i LDK-së, Isa Mustafa, deklaron se lista e propozuar është miratuar me unanimitet të plotë. Mustafa shton se kanë mbetur tetë vende bosh për tu plotësuar nga lista. Në listën e LDK-së është përfshirë edhe Ukë Rugova, megjithëse ai nuk ka marrë një vendim përfundimtar sesi do të kandidojë. Ndërkohë, rreth 40 qytetarë nga Prizreni kanë protestuar sot para selisë së PDK-së, duke kërkuar përfshirjen e Xhavit Ukajt në listën e kandidatëve. Sipas tyre, Ukaj është hequr nga lista e kandidatëve me kërkesë të Eqrem Kryeziut. Më pas, vetë Ukaj pati një takim me Mustafën, ku u ra dakord që ai të rikthehej në listën e kandidatëve. Ndërkohë, strukturat partiake të LDK-së janë ende në takim, ku po hartojnë listën përfundimtare prej 110 personash që do të jenë kandidatë për deputetë.

Advertisement