Kosovë – LDK përmbyll fushatën zgjedhore

Isa Mustafa, kryetar I LDK-së, tha se fitorja për partinë e tij, është e pashmangshme. Ai tha para të pranishmëve se LDK-ja, do të formojë qeverinë më të mirë që ka patur deri tani Kosova. Kryetari i LDK-së, ftoi elektoratin të mendojë mirë para se të votojnë. Ose të votojnë për ata që ndërtojnë një shtet ligjor dhe të fuqishëm, që sipas tij, është LDK-ja, ose të votojnë ata që deri tani e kanë rrënuar shtetin. Para simpatizantëve të mbledhur në sallën “1 Tetori”, Mustafa shpalosi edhe një herë programin e partisë, i cili sipas tij do të garantojë një jetë më të mirë për qytetarin e Kosovës. Në këtë manifestim partiak, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, ishte i pranishëm edhe Fatmir Sejdiu, kryetar nderi i LDK-së.

Advertisement