Në një deklaratë të miratuar pasditen e sotme theksohet mes tjerash se “Kuvendi i Republikës së Kosovës e kundërshton, e shpall të paligjshëm e të pavlefshëm referendumin e strukturave paralele në komunat veriore të Kosovës të financuara e drejtuara nga Republika e Serbisë kundër pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”. Deklarata u miratua me 64 vota pro dhe me 9 abstenim, kundër nuk kishte. Pro deklaratës është deklaruar edhe grupi parlamentar i Partisë Liberale të Pavarur (SLS), nga komuniteti serb. Kryeparlamentari Krasniqi për strukturat paralele serbe në veri tha se “emri i tyre i vërtetë është agresion i Serbisë në një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.”