Kosovë – Kuvajti së shpejti do të njohë pavarësinë

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat rikujtojnë se njohja e Kosovës ishte premtuar nga vetë emiri i Kuvajtit pak para shpalljes së pavarësisë. Por, shtojnë burimet, vendimi për njohjen është shtyrë për shkak të një krize të brëndshme politike në Kuvajt, që ka larguar vëmëndjen e shtetit nga cështjet e politikës së jashtme. Megjithatë, duke parë njohjen nga Arabia Saudite, pritet që edhe Kuvajti të hedhë hapin e shumëpritur nga Prishtina.

Advertisement