Kosovë – Kurti shet shtëpinë për partinë

Lajmi është bërë me dijeni nga Lëvizja “Vetëvendosje”, sipas të cilës, drejtuesi Albin Kurti e ka shitur banesën personale për të financuar subjektin e tij politik, i cili po përgatitet të hyjë në zgjedhjet e pritshme të 12 Dhjetorit. “Kurti e ka shitur për 70 mijë euro banesën e tij në lagjen Dardania në Prishtinë, ndërsa me këto para do të ndihmojë lëvizjen e tij”, ka konfirmuar zyrtari financiar i “Vetëvendosjes”, Hysen Durmishi. Ndërsa ka shtuar se Albin Kurti tashmë do të jetojë tek prindërit e tij, si më parë.

Advertisement