Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic, kishte deklaruar se është përgatitur projekti i protokollit për bashkëpunimin ndërmjet kësaj ministrie dhe EULEX-it. Sipas tij, ky protokoll do të bazohet në Rezoluten 1244 dhe në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, i cili përmban planin gjashtë pikësh për bashkëpunimin e Serbisë me organet ndërkombëtare në Kosovë.

Advertisement