Kryetarja e KQZ-së, sa i përket ndryshimeve të tjera në ligj, theksoi se është e nevojshme të bëhet analizë e procesit zgjedhor, në mënyrë që pastaj të bëhen ndryshimet eventuale. Në mbledhjen e KQZ-së po ashtu u bë e ditur se janë kryer të gjitha përgatitjet për zgjedhjet komunale në Rahovec. Ndryshe, përfaqësuesi i AAK-së në KQZ, Blerim Burjani, tërhoqi vërejtjen se në rast të parregullsive dikush duhet të marr përgjegjësinë.

Advertisement