Kosovë – Kryeministri Thaci vlerëson zgjedhjet

Tuesday, December 30, 2025

“Me këto zgjedhje, Kosova ka kaluar suksesshëm provën e funksionimit të demokracisë dhe përsëri ka dëshmuar pjekurinë e saj shtetërore duke u bërë shembull i demokracisë në rajon”, deklaroi Thaçi. “Arritja e standardeve evropiane është meritë e të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces, por në veçanti e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët me pjesëmarrjen e tyre, mundësuan zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike”, vlerëson Thaçi. Thaçi uroi të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës për mandatin e tyre të marrë nga vullneti i lirë i qytetarëve të vendit. “Mirënjohje dhe falënderime u drejtohen edhe vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët përmbushën detyrat e tyre me përgjegjësi të plotë duke ndihmuar që procesi zgjedhor të kalojë në frymën e transparencës së plotë”, thuhet në kumtesë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -