Kosovë – Kryeministri Thaci takohet me Ambasadoren e Finlandës Laitiainen

Në takim, Thaçi i ka garantuar ambasadores bashkëpunim të sinqertë nga ana e Qeverisë së Kosovës. Njëkohësisht kryeministri ka falënderuar Qeverinë dhe popullin e Finlandës për mbështetjen dhënë Kosovës, posaçërisht me prezencën në kuadër të KFOR-it dhe prezencën në Misionin e EULEX-it. Ambasadorja Laitiainen, shprehu gatishmërinë e vendit të saj për të mbështetur qeverinë dhe popullin e Kosovës, në rrugën e pandalshme të integrimit të vendit në institucionet euro-atlantike.

Advertisement