Kosovë – Krasniqi siguron se zgjedhjet presidenciale do të jenë të rregullta

Thursday, December 18, 2025

“I garantoj qytetarët e Kosovës se nuk do të ketë vakum institucional, dhe se çdo veprim do të bëhet konform kushtetutës së Kosovës” tha në një konferencë për shtyp, kreu i Parlamentit të Kosovës, që tashmë mban edhe postin e Presidentit sipas Kushtetutës, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri. Zoti Krasniqi siguroi sakaq qytetarët kosovarë se edhe zgjedhjet për presidentin e ri do të jenë të rregullta dhe se shumë shpejt ai do të organizojë një takim për të diskutuar lidhur me emrat e kandidatëve për presidentë. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i zgjedhur për të dytën herë në krye të shtetit të Kosovës, në vitin 2008 për një mandat pesëvjeçar, dha dorëheqjen e parevokueshme sot, duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që gjykoi se Presidenti Sejdiu kishte shkelur kushtetutën duke mbajtur njëherësh edhe postin e kreut të LDK-së. Akti i dorëheqjes së Presidentit të Kosovës është përshëndetur edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -