Krasniqi apelon te sistemi i drejtësisë që ndjekjen e njerëzve ta bëjë mbi bazën e fakteve dhe dëshmive dhe jo mbi bazën e opinioneve. Krasniqi është i bindur se arrestimi i “peshqve të mëdhenj” nuk do të destabilizonte vendin, por përkundrazi do ta hiqte një “hipotekë” që mund ta dëmtojë procesin e integrimit në BE. Kreu i Kuvendit të Kosovës në një intervistë për “Kohën Ditore” duke folur rreth çështjes së mbajtjes së shamisë në shkolla thekson se duhet të dinë që Kosova është shtet laik. Ai thekson se e drejta e fesë parashihet me Kushtetutë dhe askush se ka ndërmend ta ndalojë atë.