Pas mbledhjes, për çështjen e protokollit, kryetari Krasniqi edhe një here përsëriti se fajtor për krijimin e kësaj gjendje janë vetë institucionet e Kosovës, duke përmendur këtu Qeverinë dhe Presidencën, por duke mos anashkaluar as EULEX-in. “Konsideroj se nuk është menaxhuar mirë kjo çështje nga të dyja palët”, tha Krasniqi. Kryesia ka vendosur që në seancën e parë vjeshtore të Kuvendit të Kosovës, pas pushimit, e cila do të mbahet më 17 shtator, pikë e parë e rendit të ditës të jenë pyetjet parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës, për të proceduar pastaj me projektligjet.