Kosovë – KQZ vendos për rivotime në 3 komuna

Thursday, December 25, 2025

Bëhet fjalë për ripërsëritjen e procesit e votimit për kryetarë të komunave në Prizren, Gjilan dhe Lipjan, ku ka patur parregullsi të cilat janë bërë me dijeni nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Për të tri komunat e lartpërmendura, Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka mbajtur të shtunën një seancë, ku ka shqyrtuar 43 ankesa, që kanë të bëjnë me parregullsi të pretenduara nga LDK dhe PDK. Ndërkaq, pas vendimit që pritet të marrë sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës për rivotimin në këto zona, fjala i mbetet Gjykatës Kushtetuese për të thënë fjalën e saj lidhur me këtë proces.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -