Kosovë | KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Sipas tyre Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 34 deputetë në parlamentin e ri kosovar me 120 vende; Lidhja Demokratike e Kosovës 27 deputetë; lëvizja Vetëvendosje 14; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 12 dhe Aleanca Kosova e Re 8 deputetë. Pjesa e mbetur prej 25 deputetësh do të zihet nga radhët e komuniteteve pakicë në këtë vend, si ai turk, boshnjak, rom etj. Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë me dije se pjesëmarrja në zgjedhje është shënuar në nivelin prej 45.29% e votuesve të regjistruar.

Advertisement