Kryetarja e KQZ-së vlerësoi se procesi zgjedhor u zhvillua në një klimë të qetë, megjithë incidentet e vogla që u vunë re gjatë orëve të paradites. Sipas saj, mund të thuhet se u arritën standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët megjithë numrin e ulët të pjesëmarrjes. Ndërsa për rezultatin përfundimtar, KQZ ka deklaruar se do të publikohet sot në mëngjes. Nga të dhënat e fundit mësohet se në qytetin e Prishtinës votuan rreth 46,4% e zgjedhësve, ndërsa në qytetin e Prizrenit kjo shifër ishte 42,5%. KQZ ka vlerësuar se qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00 dhe të drejtën e votës e patën rreth 709,362 votues në të gjithë Kosovën.