Kosovë – KQZ merr sot vendimin për vendosjen e kamerave ditën e zgjedhjeve

Vendimi i KQZ pritet të merret në bazë të rekomandimit të Këshillit për Buxhet dhe Operacione, të cilit i është kërkuar të analizojë kërkesën në mënyrë të gjithanshme dhe të rekomandojë një vendim lidhur me këtë kërkesë. Kërkesa për vendosjen e kamerave në vendvevotime dhe në vendnumërimin e votave është bërë nga partie Aleanca Kosova e Re. Kjo kërkesë ka hasur në përkrahjen e partive të opozitës, si dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryesia e kësaj partie ka deklaruar se mbështet aplikimin e të gjitha mundësive teknike e teknologjike që shkojnë në favor të transparencës së zgjedhjeve.

Advertisement