Në takimin promovues, Kosumi ka deklaruar se ka ardhur koha që cdo familje kosovare të ndjejë aspektet pozitive të lirisë së shtetit dhe që cdo kosovar të ndjejë sigurinë që i ofron shteti. “Është koha të mësojmë nga të tjerët dhe jo ta provojmë mbi lëkurën tonë. Armiqësitë partiake e fusin shtetin në një krizë të pandërprerë që e gërryen atë. Është momenti që të mësojmë se pushteti është në shërbim të qytetarit dhe jo një mjet për t’u pasuruar”, ka pohuar Kosumi. Deri “dje” ish-kryeministri i Kosovës, i cili u kritikua për një rendiment të ulët gjatë kohës që ishte në detyrë, ishte anëtarësuar në radhët e AAK-së.