Ai ka kërkuar fillim të shpejtë të dialogut, në mënyrë që Prishtina dhe Beogradi të shfrytëzojnë momentin pozitiv të krijuar gjatë disa muajve të fundit, bën të ditur Telegraf. Në raportin e tij të rregullt tremujor i cili gjatë fundjavës u është shpërndarë ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të KB-së, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka ofruar mbështetjen e organizatës që ai kryeson për procesin negociator të cilin e udhëheq Bashkimi Evropian.


