Kosovë – KFOR i gatshëm për zgjedhjet

Deklaratën e tij, Byhler e bëri gjatë një takimi me gazetarët në Prishtinë, ku është shprehur se nuk pret që gjatë procesit të shfaqen probleme. I pyetur lidhur me strukturat paralele administrative në veri, Byhler ka nënvizuar se KFOR, duke qenë një mision ushtarak, nuk mund të ndërhyjë ndaj tyre. Por për sa u takon strukturave paralele të sigurisë, ai ka theksuar se nëse verifikohet ekzistenca e tyre, atëherë do të ndërmerren masat e duhura.

Advertisement